Angellovski dhe Ristovski: Të nisim me fitore ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do ta nis edicionin e dytë në Ligën e Kombeve përballë Armenisë në Shkup. Përfaqësuesja e vendit e udhëhequr nga seleksionuesi Igor Angellovski ndjehen të përgatitur dhe të motivuar për këtë ndeshje, me shpresë që të nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Për dallim nga Maqedonia, përfaqësuesja armene në Shkup për këtë ndeshje vjen me shumë futbollist të rinj dhe seleksionues të ri, ndërsa nga tabori i vendas këtë e shohin si përparësi për të regjistruar triumf në fillim të Ligës së Kombeve.

Igor Angellovski, seleksionues
“Kisha mundësinë të shoh formën e futbollistyëve të mi dhe tashmë e di se si mund të duket ekipi i cili do të sjell rezultatet e dëshiruara. Jam munduar të analizojë sistemin në të cilën punon seleksionuesi i Armenisë. Ata kanë futbollist të ri dhe gjithashtu seleksionues të ri. Mendoj se ne kemi kualitet dhe do të jemi skuadra që do të pyetet në fushë. Dua të dominojmë dhe të kontrollojmë lojën. Shkojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur objektivin dhe të kualifikohemi në Kampionatin Europian”.

Stefan Ristovski, reprezentues
“Orari është shumë i ngushtë, por nuk kemi shumë arsye për të kërkuar alibi. Na pret një cikël i ri në Ligën e Kombeve i cili do të zhvillohet në kushte të veçanta për shkak koronavirusit. Të gjithë e kujtojmë humbjen e fundit në Jerevan dhe ajo është motivi jonë që të luajmë më mirë në këtë ndeshje në fushën tonë. Mungesa e publikut do të jetë problem, por deri tani jemi mësuar të luajmë në kushtet e reja”

Për këtë takim nuk do të mund të luaj Ivan Triçkovski për shkak të një lëndimi të leht, ndërsa seleksionuesi Angellovski shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Takimi Maqedoni e Veriut – Armeni zhvillohet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 15:00.

Leave a Reply