Davor Taleski “tradhëton” Struga Trim Lum për Shkëndijën

Edhe pse ishte shumë pranë vazhdimit të kontratës me Struga Trim Lum, Davor Taleski në momentin e fundit ka ndryshuar mendje, duke vendosur që të nënshkruajë kontratë me Shkëndijën.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Taleski ishte nisur dje rrugës për në Strugë për të vazhduar kontratën me ekipin e Struga Trim Lum, madje edhe kontratën e kishte gati, mirëpo i njëjti ka ndryshuar rrugë, duke ndaluar në Tetovë për të firmosur me ekipin “kuqezi”.

Taleski tashmë i është bashkuar skuadrës së Shkëndijës në stërvitje, ndërsa i njëjti shumë shpejtë pritet që të prezantohet nga drejtuesit e skuadrës tetovare.

Për shërbimet e Taleskit ishte interesuar edhe Bregallnica, drejtuesit e së cilës skuadër kishin kontaktuar homologët e tyre të Struga Trim Lum, mirëpo pasi këta të fundit kishin dashur të vazhdojnë bashkëpunimin me portierin e tyre, kishin refuzuar automatikisht ofertën e drejtuesve të skuadrës nga Shtipi. (infOSport.mk)

Leave a Reply