Gaçevski largohet nga Vardari, transferohet në Qipro, aty ku e paraqesin si slloven!

Filip Gaçevski edhe përfundimisht është larguar nga futbolli ynë vendor dhe ekipi i Vardarit, duke vendosur që të vazhdojë karrierën në Qipro, transmeton “infOSport.mk”.

Ish kapiteni i Vardarit ka nënshkruar kontratë me ekipin e Enozis Paralimni, duke ju dhënë fund në këtë mënyrë spekullimeve për një transferim të tij të mundshëm në Turqi.

👉 ΑνακοίνωσηΗ Ε.Ν.Π. Ποδόσφαιρο (Δημόσια) ΛΤΔ ανακοινώνει την απόκτηση του Σλοβένου τερματοφύλακα Filip Gacevski.Ο…

Публикувахте от Enosis Neon Paralimniou FC в Сряда, 9 септември 2020 г.

Lajmin për transferimin e Gaçevskit e konfirmuan edhe nga klubi qipriot përmes rrjetit social “facebook”, ku mes tjerash njoftojnë për blerjen e portierit slloven?

Një provokim me dashje, apo pa dashje, mbetet e paqartë, edhe pse edhe drejtuesit e Enozis nuk mund të fajësohen, duke pasur parasysh se 30-vjeçari Gaçevski, përveç pasaportës maqedonase, posedon edhe atë të Sllovenisë.

Leave a Reply