Caktohen arbitrët e ndeshjeve të javës së 5-të në LPFM

Janë caktuar arbitrët e ndeshjeve të javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që starton të shtunën me përballjet Bellasica-Shkëndija dhe Struga Trim Lum-Sileksi, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në Strumicë i është besuar Krumislav Gjorgiev nga Shtipi, ndërkohë kryesori i takimit në Strugë do të jetë Marjan Stojanovski nga Kërçova, të cilit do ti ndihmojnë bashkëqytetarët e tij, Kushtrim Lika, Zoran Jankullovski dhe Aleksandar Grujoski.

Derbin e madh shkupjan, Vardari – Shkupi do ta udhëheq shkupjani, Konstantin Vlaho, së bashku me ndihmësit e tij Daniel Vasilevski dhe Darko Vidiniq, Stojançe Trpevski nga Kavadari do të jetë kryesori i takimit në Tetovë midis Renovës dhe Rabotniçkit, në Manastir Marjan Gocevski do të drejtojë takimin midis Pelisterit dhe Makedonija GJ.P, ndërkohë Dimitar Meçkarovskit i është besuar ndeshja në Veles, ku mejdanin do të ndajnë Boreci dhe Akademia Pandevi.

Të gjitha takimet e javës së 5-të në LPFMV, startojnë në ora 17:00.

Leave a Reply