E bujshme, Milot Rashica shok skuadre me Ezgjan Alioskin te Lids Junajted!

Emri i Milot Rashicës vazhdimisht është në treg, mirëpo ylli kosovar asesi të bëhet me klub të ri. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës vazhdon të mbetet pjesë e Verder Bremenit, edhe përkundër interesimit të shumë skuadrave europiane, shkruan “infOSport.mk”.

Së fundmi në pistë ka dalë emri i skuadrës së Lids Junajted, që edicionin e ri do të garojë në Premierligën angleze.

Kujtojmë nga Anglia më parë për shërbimet e Rashicës interes kishin shfaqur edhe Liverpulli dhe Aston Villa, ndërsa nuk mungoi edhe interesimi i dy gjigandëve tjerë, Napolit dhe Lajpcigut.

Në rast se drejtuesit e Verder Bremenit do të pranonin ofertën e Lids Junajted, atëherë Rashica do bëhej shkok skuadre me Ezgjan Alioskin, anëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë, me të cilin do të takohen në nivel kombëatresh, Maqedoni-Kosovë, në ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Lids Junajted do të jenë të gatshëm të harxhojnë 25 milion euro, shumë kjo që Verder Bremeni e kërkon për ta lënë të lirë Rashicën. Ky i fundit me skuadrën gjermane ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2022.

24 vjeçari nga Vushtrria Verder Bremenit iu bashkua fundin e janarit të vitit 2018-të, ndërsa brenda kësaj periudhe, ai me fanellën e kësaj skuadre ka zhvilluar gjithsej 74 ndeshje, duke regjistruar edhe 24 gola dhe 14 asistime.

Leave a Reply