Ardian Ismajli prezantohet te Specia

Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli ka kompletuar transferimin nga Hajduku i Splitit te skuadra italiane e Specia, njofton “infOSport.mk”.

Spezia në edicionin e ri do të luajë në “Serie A”. Ismajli me Specian ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

“Lojtari nga Majaci i Kosovës, që luan në qendër të mbrojtjes, ka rënë në sy gjatë kohës te klubi me traditë i Kroacisë. Në edicionin e fundit ka luajtur në 28 ndeshje, kurse në total ka 93 paraqitje për skuadrën nga Spliti. Ismajli ka edhe përvojë të mirë ndërkombëtare. Ka 11 paraqitje për Shqipërinë”, -ka njoftuar Specia në faqen zyrtare.

Pa dyshim është ky një hap i madh për 23-vjeçarin, i cili  karrierën njëjtë sikurse edhe Vedat Muriqi e kishte nisur në futbollin kosovar, te 2 Korriku, ndërsa një periudhë kishte kaluar edhe te FC Prishtina.

Pas Vedat Muriqit edhe një tjetër futbollistë nga Kosova arrinë majat e futbollit italian, duke nënshkruar me Specia 🇽🇰⚽️Ardian Ismajli

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 14 септември 2020 г.

Leave a Reply