Sonte Maqedonia e Veriut miqësore me Bosnje e Hercegovinën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsal, sonte do të zhvillojë miqësoren e parë nga gjithsej dy të parapara kundër nikoqirëve të Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.

Këto ndeshje trajnerit Bozhoviq do ti shërbejnë si parapërgatitjet për ndeshjet eliminatore për Botërorin e vitit 2020, që nga data 22 deri me 27 tetor do të zhvillohen në Ukrainë, me këta të fundit që janë nikoqir të grupit.

Rikujtojmë Maqedonia e Veriut doli të jetë fituese e grupit “C” paraeliminatorë që u mbajt në Shkup nga data 29 janar deri me 3 shkurt, edhe atë në konkurrencë me kombëtaret si Shqipëria, Greqia dhe San Marino.

Për ndeshjen e sotme, që starton në ora 20:00, seleksionuesi Ivan Bozhoviq nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e disa lojtarëve titullarë, si Igor Leovski, Erkan Seferi, Aleksandar Gligorov, i cili për arsye personale, njëjtë sikurse edhe portieri i FC Shkupit, Shefki i Berisha, nuk i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit.

Ndryshe nga rradhët e skuadrës kampione të Futsal Shkupit, janë ftuar plotë 5 lojtarë, si Ferid Agushi, Dragan Petroviç, Rexhep Sulejmani, Zoran Levevski dhe Ismet Ceka.

Leave a Reply