Roma mund të humbas me rezultat zyrtarë  ndeshjen ndaj Veronës!

Roma mund të humbas me rezultat zyrtarë ndeshjen e javës së parë kundër Veronës, që ishte mbyllur me barazim pa gola,  transmeton “infOSport.mk”.

Arsyeja është gabim teknik, që ka të bëjë me mesfushorin Amadu Diavara.

Ai ishte regjistruar si futbollistë nën moshën 22-vjeçe nga ana e skuadrës së Romës, mirëpo futbollisti nga Guinea me 17 korrik veçmë ka mbushur 23 vjet.

Pritet që nga tabori i Romës të justifikojnë veten, me sqarimin se në rradhët e tyre kishte edhe futbollistë të tjerë nën këtë moshë, ashtu që nuk do rrezikonin me Diavaran. Mirëpo një shpjegim i këtillë, sipas mediave në Itali nuk mund të kalojë dhe se Roma mund të sanksionohet për këtë lëshim.

Për një gabim të ngjashëm në vitin 2016-të, Sasuolo kishte humbur ndeshjen me rezultat zyrtarë.

Diavara në Itali luan që nga mosha 17-vjeçare. I njëjti karrierën e kishte nisur në San Marino, që më pas të luaj me Bolonjën dhe Napolin në Itali, aty ku nga viti 2019-të është pjesë e Romës.

Leave a Reply