Shkëndija i jep lamtumirën Europës, eliminohet nga Totenhami (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka përfunduar aventurën europiane pas raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “kuqezi” nga Tetova sonte në Shkup u mposht 3:1 nga gjigandët anglez të Totenhamit, skuadër kjo që tregoi forcën e saj në momentet kur duhej.

Mbyllet ndeshja e raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa, Shkëndija këtu përfundon aventurën europiane…SHKËNDIJA – TOTENHAM 1:3V. Nafiu 54' – E. Lamela 5', H. Mi-Son 70', H.Kejn 79'

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 24 септември 2020 г.

“Spërsat” e Murinjos kaluan në epërsi vetëm pas 5 minutave lojë, kur Erik Lamela nga brendia e zonës me të djathtën e tij vendosi topin pas shpinës së portierit Zahov. Ky i fundit në minutën e 26-të kishte edhe një super intervenim pas goditjes së Dele Alli me kokë, ndërsa vlen të theksohet se Shkëndija gjatë 45 minutave të para nuk pati asnjë goditje direkte drejt portës së Xho Hart.

Megjithatë gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, ku pamë një Shkëndija më sulmuese dhe që luante në gjysmëpjesën e Totenhamit.

Një lojë e tillë dha rezultatin e duhur, pasi Shkëndija në minutën e 55-të falë perlës së Valmir Nafiut barazoi shifrat në 1:1.

Goli i Nafiut frikëson Murinjon, inkuadron në lojë sulmuesin kryesor, Herri Kejn…

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 24 септември 2020 г.

Kjo frikësoi trajnerin e ekipt anglez, Hoze Murinjo, i cili në minutën e 60-të vendosi që në lojë të inkuadrojë sulmuesin kryesor Hari Kejn. Me reprezentuesin anglez, loja e “spërsave” morri kahjen e duhur, ndërsa vetëm  10 minuta pas inkuadrimit të tij, Totenhami me anë të jug koreanit, Heung Mi-Son kaloi sërish në epërsi.

Kjo dyshe kishte fjalën kryesor edhe në minutën e 79-të, kur Son nga e majta mjaft mirë gjeti në zonë sulmuesin Kejn, i cili me kokë edhe për herë të tretë mposhti portierin Zahov, transmeton “infOSport.mk”.

Shkëndija në këtë mënyrë përshëndetet nga Liga Europa, ndërsa Totenhami në fazën e “play-off” do të përballet me izraelitët e Makabi Haifa, të cilët eliminuan ekipin rus të Rostov. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Londër.

 

Leave a Reply