Vjen oferta e parë zyrtare në adresë të Napolit për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj shumë lehtë mund të ndodh që të largohet nga Napoli që këtë vit. Për shërbimet e mbrojtësit shqiptarë një kohë më të gjatë interesohen një numër i madh skuadrash, ndërsa së fundmi në pistë ka dalë edhe skuadra e njohur ruse e Spartak Moskës, transmeton “infOSport.mk”.

Madje sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, drejtuesit e skuadrës nga Premier Liga ruse, kanë bërë edhe ofertë zyrtare në adresë të Napolit për shërbimet e Elseid Hysajt, kontrata e të cilit me Napolin skadon për një vit.

Spartak Moska për Hysajn po përgatit një marrëveshje 5 vjeçare me një pagë vjetore prej 3 milion euro në sezon,  ndërsa shuma që është e gatshme për të paguar dëmshpërblimin skuadrës së Napolit, kap vlerën e 7 milion eurove.

Hysaj ka luajtur titullarë me Napolin në të dyja ndeshjet e sezonit të ri 2020/2021 në “Serie A”, ku skuadra “napolitane” ka regjistruar dy fitore bindëse me gol-averazh 8:0.

Hysaj pjesë e Napolit është që nga viti 2015-të, kur ishte transferuar nga Empoli për shifrën e 5 milion eurove. Ai me skuadrën nga “San Paolo” numëron 196 ndeshje dhe 1 gol të shënuar, ndërsa 109 ndeshje të tjera kishte luajtur edhe me Empolin.

Leave a Reply