Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me “Covid 19”

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me “Covid-19” dhe ndodhet në izolim, ka bërë të ditur Federata Zvicerane e Futbollit (SFV).

“Xherdan Shaqiri ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim”, – thuhet në njoftimin e Federatës.

“Masat strikte mbrojtëse dhe kërkesat e UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s për rikthim’ janë respektuar në mënyrë rigoroze prej se filloi.

“Duke u bazuar në këtë, sqarimet janë duke ardhur nga autoritetet shëndetësore se si të veprohet”, – thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.

Leave a Reply