Një gabim i portierit Zamer i dha fitoren Spanjës (VIDEO)

Spanja ka shënuar fitoren e dytë pas 3 xhirove të para në grupin 4 të Ligës “A” në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mundur sonte Zvicrën me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për “iberikët” në këtë ndeshje e realizoi Mikel Ojarzabal në minutën e 15-të, pas një gabimi trashanik të portierit Jan Zamer. Në këtë mënyrë Spanja vazhdoi kryesimin e grupit me 7 pikë, ndërsa Zvicra mbetet e fundit me vetëm 1 pikë.

Para disa ditës “Furia e Kuqe” barazoi 0:0 me Prtugalinë në miqësore, derisa Zvicra kishte pësuar disfatë 2:1 nga Kroacia.

Sonte “helvetët” luajtën një futboll mjaft të mirë dhe nuk ishin larg barazimit kundër spanjollëve, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi falë De Geas, i cili thjeshtë ishte i pamposhtur.

Leave a Reply