Ademi: Mund të kërcej më lartë se Ronaldo

Sulmuesi shqiptarë me origjinë nga Kosova, Kemal Ademi, i cili gjatë merkatos së verës u transferua te gjigandët turq të Fenerbahçes, për të zëvendësuar Vedat Muriqin, ka folur për mediat turke, teksa ka treguar më shumë rreth vetes së tij dhe mënyrës së lojës.

24-vjeçari, i cili te skuadra turke erdhi nga rradhët e Bazlit, ka theksuar se në momentin që është 100%, mund të kërcej edhe më lart se Kristiano Ronaldo, ndërsa shprehet se transferimi te Fenerbahçe u krye shumë shpejt.

“Kur jam 100% i gatshëm, mund të kërcej edhe më lartë se Ronaldo. Unë punoj shumë. Jam i gjatë dhe mendoj se jam lojtar i shpejt. Kam luajtur vazhdimisht në Bazel dhe pas largimit të drejtorit që më solli mua në klub, unë vendosa të largohem. Gjatë verës, dëgjuam se Fenerbahçe po kërkon një sulmues dhe transferimi u krye shpejt” – është shprehur Ademi, i cili gjithashtu ka folur edhe për luftën e Kosovës, se si ai kishte migruar bashkë me familjen fillimisht në Gjermani, e më pas edhe në Zvicër.

“Kishte luftë në Kosovë dhe ne u zhvendosëm në Gjermani me nënën dhe vëllain tim. Nëna ime ishte shtatzënë dhe u desh të kthehesha në Kosovë për procedura burokratike. Dhe më pas erdhëm në Zvicër për një jetë më të mire”, – ka thënë Ademi, i cili ende nuk e ka ndarë  mendjen nëse do të luaj me Zvicrën apo me Kosovën.

 

Leave a Reply