Ballkani fiton derbin me Dritën, Prishtina e Ramadanit mund Feronikelin në udhëtim

Sot në kuadër të javës së 7-të në elitën e futbollit kosovar, në program ishin 3 ndeshje mjaft interesante, por që vëmendjen kryesore e morri ndeshja në Suharekë midis Ballkanit dhe skuadrës kampione në fuqi të Dritës, njofton “infOSport.mk”.

Fitores iu gëzua skuadra e Ballkanit, që edhe njëherë tjetër iu falë sulmuesit më në formë, Mirlind Dallkut, i cili shënoi që të dy golat në fitoren 2:0.

Golin e parë Dallku e realizoi në minutën e 19-të, derisa në të 76-të vulosi fitoren e Ballkanit,që në këtë mënyrë vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen tabelare.

Fitores iu gëzua edhe Prishtina, që mundi Feronikelin në Drenas, ndërkohë Gjilani nuk mundi dot edhe skuadrën e Trepça ’89. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin e fillimit, ndërsa meritorë për fitoren e Prishtinës, ishin Gentian Muça (33’) dhe Endrit Krasniqi (85’). Golin e vetëm për Feronikelin në këtë përballje e realizoi Mendurim Hoti në minutën e 47-të.

Ballkani vazhdon ta kryesojë renditjen me 19 pikë, 8 më shumë se Prishtina dhe Arbëria e shkupjanit, Sunaj Hasan.

Leave a Reply