Nëse Mbappe vjen te Reali, Benzema transferohet në Premierligë!

Karim Benzema është i gatshëm për tu transferuar në Premierligën angleze gjatë merkatos së verës, në rast se në “Santiago Bernabeu” vjen Kylian Mbappe, raporton “Don Balon”.

Mbappe me shumë mundësi do të transferohet tek Real Madrid për një shumë të majme parash gjatë verës së vitit 2021, gjë kjo që do të detyrojë Benzeman të kërkojë një skuadër të re.

Dy skuadrat gjigande nga Anglia, Liverpulli dhe Çelzi janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për shërbimet e francezit, i cili pjesë e “madrilenëve” është që nga vera e vitit 2009, kur kishte arritur nga rradhët e Lionit.

Brenda 11 viteve të kaluara tek “mbretërit”, Benzema ka fituar plotë 19 tituj, përfshirë këtu edhe 4 titujt e Ligës së Kampionëve.

Me Realin e Madridit, Benzema numëron gjithsej 520 ndeshje dhe 250 gola të realizuar.

Leave a Reply