E pabesueshme, shorti i Ligës së Kampionëve në futsal vuri përballë Prishtinën dhe Tiranën

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa fati deshi që nga 46 skuadra pjesëmarrëse, njëra kundër tjetrës të shortohen dy skuadrat si motra, Prishtina nga Kosova dhe Tirana nga Shqipëria, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqendrën kosovare, edhe atë nga data 24 deri me 29 nëntor, atëherë kur ndeshjen e saj do ta zhvillojë edhe Futsal Shkupi, që për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë skuadrën irlandeze të Blu Mexhik FC Dublin.

Ndërkohë në ndeshjet tjera nga grupi 2,ku bënte pjesë edhe Futsal Shkupi, shorti deshi që në këtë raund paraeliminatorë, skuadra franceze e ACCS Asnières Villeneuve 92, ku luan edhe lojtari më i mirë për momentin i futsalit, Rikardinjo, të përballet me skuadrën serbe të Crvena Zvezdës, AllStar Viener Nojshtad do të luaj me skuadrën malteze të Luksok Sent Endjus, ndërkohë bullgarët e Çernomore për kundërshtarë do të kenë skuadrën bjelloruse të Viten Orsha.

Liga e Kampionëve

Grupi 2, ndeshjet parakualifikuese

Futsal Shkupi (RMV) Blue Magic FC Dublin (Irlandë)
Allstars Ëiener Neustadt (Austri) Luxol St Andreës (Malta)
ACCS Asnières Villeneuve 92 (Francë) Crvena Zvezda (Serbi)
Viten Orsha (Bjellorusi) Cherno More Varna (Bullgari)

Leave a Reply