Nuk do të ketë duel Messi-Ronaldo, portugezi rezulton sërish pozitiv

Nuk do të shohim duel Messi-Ronaldo. Portugezi ka rezultuar sërish pozitiv në testin e “Covid19”, me ç’rast edhe definitivisht nuk do të mund të ndihmojë Juventusin në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, e vlefshme për grupin “G”.

Aspak lajm i mirë edhe trajnerin Andrea Pirlo, i cili do të duhet të mendojë formacionin pa yllin kryesor të skuadrës.

Juventus synon të jetë protagonist në këtë sezon në gjitha kompeticionet, por fillimi nuk ka qënë më i miri i mundshëm, sidomos në “Serie A”, aty ku tashmë 9 vite po mbizotëron.

Leave a Reply