Angellovski shpalli listën për ndeshjet e nëntorit, habit mungesa e Hasanit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajt nëntor, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë dhe më të rëndësishmen “verdhëkuqtë” do ta zhvillojnë me 12 nëntor në Tbilisi, kundër Gjeorgjisë.

Kjo ndeshje i takon edicioni të kaluar të Ligës së Kombeve, ku të dyja këto kombëtare arritën deri në finalen e madhe të Ligës “D”, ndërsa fituesi do të arrijë suksesin më të madh në histori, pasi do të sigurojë një vend për në europianin e vitit të ardhshëm.

Përveç këtij takimi, Maqedonia këtë muaj gjithashtu do të zhvillojë edhe dy takimet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, këtë herë në kuadër të Ligës “C”. Fillimisht me 15  nëntor të besuarit e trajnerit Angellovski do të takohen me Estoninë në Shkup, ndërkohë 3 ditë më vonë (18 nëntor) do të luajnë në transfertën kundër Armenisë.

Për këto 3 takime Angellovski ka ftuar plotë 23 futbollistë, ndërsa habit fakti se për këto ndeshje nuk është ftuar Ferhan Hasani, i cili ditë më parë me Helsinkin e tij u shpall kampion në Finlandë, duke bashkuar të dy titujt, pas trofeut të Kupës javë më parë.

Leave a Reply