Bregallnica bëhet me trajner të ri

Bregallnica shumë shpejtë ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për një emër të njohur për futbollin vendor, Marjan Sekullovski, i cili në postin e trajnerit te skuadra nga Shtipi do të zëvendësojë Dobrinko Ilievskin, transmeton “infOSport.mk”.

Me strategun 47-vjeçar Sekullovski, drejtuesit e Bregallnicës kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare, me opcion që e njëjta të vazhdohet sërish, varësisht nëse i njëjti arrinë të realizojë objektivin, inkuadrim në Ligën e Parë.

Në futbollin vendor Marjan Sekullovski ka udhëhequr skuadrat si Pelisteri, 11 Tetori, Novaci, Sileksi dhe Makedonija GJ.P., ndërkohë jashtë vendit ai kishte punuar në Mjanmar dhe në Maldivi.

Në Mjanmar Sekullovski kishte drejtuar ekipin e Ajejavadi, me të cilën skuadër kishte fituar dy herë kupën e këtij vendi (2012, 2015), dersa në vitin 2015-të gjithashtu kishte fituar edhe Superkupën e Mjanmar, aty ku gjithashtu kishte udhëhequr edhe skuadrat si Jangon Junajted dhe Shan Junajted.
Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare si trajner, Sekullovski gjithashtu kishte fituar dy tituj kampion me ekipin e Mazija S&RC në Maldivi.

Leave a Reply