Superkompjuteri parashikon skuadrën kampione në Angli

Superkompjuteri parashikon skuadrën e Pep Guardiolas, Mançester Sitin kampion për sezonin 2020/2021 në Premierligë.

Liverpulli i Kloppit parashikohet nga “talkSPORT” të renditet në vendin e dytë për shkak se e ka të pamundur suksesin për vitin e dytë radhazi.

“Qytetarët” kanë përforcuar skuadrën në këtë verë me lojtarë si: Nathan Ake e Ferran Torres.

Çelzi që bëri transferime të mëdha si, Hakim Zijeç, Timo Verner, Ben Çilvell, Tiago Silva, Kai Havertz dhe Eduard Mendy, parashikohet të jetë në vendin e tretë.

Mançester Junajtedi që në edicionin e kaluar përfundoi në vendin e tretë, parashikohet të renditet në pozitën e katërt, Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit parashihet të përmbyllë TOP5-shin, ndërkohë Totenhami i Hoze Murinjos në vendin e 6-të.

Më poshtë keni parashikimin e superkompjuterit se si do të përfundojë sezoni 2020/21 në Premierligë.

Premierliga, sezoni 2020/2021
1. Mançester Siti Kampion
2. Liverpulli Kualifikohet në Ligën e Kampionëve
3. Çelzi Kualifikohet në Ligën e Kampionëve
4. Mançester Junajted Kualifikohet në Ligën e Kampionëve
5. Arsenal Kualifikohet në Liga Europa
6. Tottenham
7. Vulverhempton
8. Leçester Siti
9. Everton
10. Sauthempton
11. Shefilld Junajted
12. Njukasëll Junajted
13. Lids Junajted
14. Brajton
15. Kristal Pallas
16. Aston Villa
17. Bërnli
18. Uest Bromuiçi bije nga liga
19. Uest Hami bije nga liga
20. Fulhami bije nga liga

Leave a Reply