Reali i Madridit synon t’ia vjedhë Milanit yllin e Salzburgut!

Pas Milanit, tanimë edhe Real Madridi ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Salzburgut, Dominik Szoboszlai, shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Fillimisht ka qenë Arsenali që ka shprehur interesim për talentinhungaez, e më pas edhe Lajpcigu dhe Milani.

20-vjeçari në afatin kalimtar të dimrit mund të largohet për 30 milionë euro.

Hungarezi Szoboszlai ka qenë në formë të përkryer në këtë fillim të edicionit, ndërsa me formën e shkëlqyer vazhdoi edhe sivjet,ku në 13 ndeshje të zhvilluara me Salbzurgun, ka realizuar 5 gola, 4 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, edhe pse vetëm 20-vjeç ai po tregohet deçiziv edhe për kombëtaren e Hungarisë, për të cilën ditë më parë realizoi golin vendimtarë në fitoren ndaj Islandës, duke i mundësuar ekipi të tij kombëtarë që të sigurojë një vend në Europianin e vitit të ardhshëm, aty ku do të luaj edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply