LPFMV, java e 12-të zhvillohet në dy ditë dhe me orar të ri

Pas pauzës për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, fundjava sjellë ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka do të nis me ndeshjen në Veles midis Borecit dhe Vardarit të shtunën, për të vijuar më pas me 5 ndeshjet e së dielës, e ku pa dyshim se e gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në Tetovë në derbin shqiptarë, Shkëndija-FC Shkupi, aktualisht dy skuadrat e para në renditje.

Do të jetë kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante viteve të fundit mes këtyre dy skuadrave, që për herë të parë në historikun e futbollit vendor bashkë pretendojnë për titullin e kampionit.

Një tjetër ndeshje interesante midis skuadrave shqiptare, pritet të jetë edhe ajo midis Struga Trim Lum dhe Renovës. Vendasit kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa në anën tjetër “gjipspunuesit” do të kërkojnë ti japin fund serisë pa fitore, e cila zgjat tashmë plotë 8 xhiro, transmeton “infOSport.mk”.

Një ndeshje që zgjon interesim është edhe ajo në Shkup, midis Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P, Sileksi shpreson të rikthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Bellasicës në Kratovë, ndërkohë në Strumicë, Akademia Pandev do të mirëpret Pelisterin, me shpresë se do të arrijë fitoren e parë në stadiumin e ri.

Të gjitha ndeshjet do të startojnë në ora 13:00.

LPFMV – Java 12

Boreci 21.11 (13:00h) Vardari
Shkëndija 22.11 (13:00h) FC Shkupi
Struga T&L 22.11 (13:00h) Renova
Rabotniçki 22.11 (13:00h) Makedonija GJ.P
Sileksi 22.11 (13:00h) Bellasica
Ak.Pandev 22.11 (13:00h) Pelisteri

Leave a Reply