Xhoshua-Pulev, merret një vendim i rëndësishëm për këtë super duel

Sfida e peshave të rënda në boks mes kampionit të botës Entoni Xhoshua dhe sfiduesit Kubrat Pulev do të zhvillohet në prani të 1000 fansave.

Prej disa ditësh përflitet për praninë e tifozëve në këtë duel boksi, por tashmë lajmi është zyrtar.

Organizatorët e këtij dueli do të hedhin në treg duke nisur nga dita e sotme 1000 bileta. Sfida do të zhvillohet më 12 dhjetor në “O2 Arena” të Londrës, duel ku britaniku Xhoshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Kjo është sfida e parë e boksit që zhvillohet me tifozë pas gati 10 muajsh në Britaninë e Madhe, pasi fansat ishin ndaluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Gjithsesi, të gjithë tifozët do t’i nënshtrohen rregullave anti-Covid, duke mbajtur maska, ashtu siç bënë edhe në ndeshjen e mbrëmshme të futbollit midis Arsenalit dhe Rapid Vienës në kuadër të Liga Europa.

Leave a Reply