E premtja në futbollin kosovar dhuron duelin mes ish kampionëve, Prishtinës dhe Feronikelit

E premtja është e rezervuar edhe për një derbi tjetër shqiptarë, këtë herë atë në Kosovës midis ish kampionëve, Prishtinës dhe Feronikelit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:00.

FC Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka një seri të mirë të rezultateve, me katër fitore dhe një barazim, derisa në anën tjetër, Feronikeli, numëron dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në ‘Rexhep Rexhepi’, është fituar nga FC Prishtina, me rezultat 1:2, ndërsa mbetet të shihet nëse Prishtina e Zekirja Ramadanit do të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive dhe do ti afrohet edhe më shumë kreut të tabelës, që aktualisht mbahet nga Ballkani i Ismet Munishit.

Skuadra nga Suhareka në 14 xhirot e deritanishme ka tubuar 35 pikë, dy më shumë se Drita e Ardian Nuhiut që ndodhet në pozitën e dytë, ndërkohë Prishtina në këto javë të kaluara ka grumbulluar 24 pikë.

Leave a Reply