Modriç nënshkruan kontratë të re me Realin e Madridit

Luka Modriç është shumë afër marrëveshjes së re me Real Madridin. Një gjë të tillë ka pohuar prestigjiozja spanjolle, “AS”, që ndryshe njihet si medium i afërt me “mbretërit”.

Kroati ka marrëveshje me ekipin madrilen deri verën e vitit 2021, dhe pavarësisht që i ka 35 vjet, “mbretërit” ende besojnë se ai mund të kontribuojë shumë.

Ish “Topi i Artë” ka hyrë në sezonin e tij të nëntë me madrilenët, me të cilët mes shumë trofeve, ka fituar edhe 4 tituj në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply