Interi dhe Milani në luftë të ashpër për yllin e Real Madridit!

Isko me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Realit të Madridit.

Në garë për shërbimet e tij janë dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Milan që kërkojnë të fitojnë këtë duel për një mesfushor me kualitet siç është spanjolli.

Mirëpo tashmë ka çuditur Zinedine Zidane i cili më herët nuk llogariste në shërbimet e tij, ndërkohë që tani para derbit me Atletiko Madridin ka deklaruar që ka besim tek të gjithë futbollistët e tij duke përfshirë edhe Iskon.

Për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu” tashmë flitet një kohë të gjatë, ndërsa mbetet të shihet nëse viti 2021 do të gjejë Iskon me një klub të ri.

Leave a Reply