Interi interesohet për futbollistin nga Gostivari, dëshiron ta marrë falës!

“Tuttosport” ka raportuar se Interi ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit shqiptarë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, Shkodran Mustafi.

Skuadra nga Serie A, Mustafin është duke e parë si një mundësi të mirë dhe të lirë për sezonin e ardhshëm, teksa mbrojtësit shqiptar nga vera do të mbetët lojtar i lirë pasi i skadon kontrata e tij me Arsenalin.

Inter për t’i siguruar shërbimet e Mustafit, është duke tentuar të nënshkruaj një parakontratë në janar që në sezonin e ardhshëm mbrojtësi të jetë pjesë e “zikaltërve”.

 

Arsenal nuk i ka ofruar më rinovim të kontratës mbrojtësit shqiptar dhe kështu 28 vjeçari nga vera është i lirë për të nënshkruar me ndonje skuadër tjetër.

Mustafi te skuadra londineze u transferua në vitin 2016 nga rradhët e Valencias për një shumë prej  41 milion eurove, ndërsa bëri një karrierë edhe në Sampdorian, ashtu që i njëjti nuk do e ketë problem adaptimin në “Serie A”.

Mirëpo duhet theksuar se përveç Interit, për shërbimet e gostivarasit po interesohen edhe Barcelona, Milani dhe Ajntraht Frankfurti.

Leave a Reply