Barazimi ndaj Prishtinës, Ardian Nuhiu lëvdëron portierin Rexhepi

Drita e Ardian Nuhiut nxorri një barazim në transfertën e vështirë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës, që udhëhiqet nga bashkëqytetari dhe miku i tij, Zekirja Ramadani.

Falë këtij barazimi, Drita e Gjilanit arriti që të ruajë distancën prej 9 pikëve ndaj Prishtinës, duke u shpallur në këtë mënyrë kampione e vjeshtës me 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani.

Ky barazim ka kënaqur edhe trajneri i “Intelektualëve”, Ardian Nuhiun, i cili vlerësoi lartë portierin Leutrim Rexhepi, që sipas tij kishte meritat më të mëdha për këtë pikë të fituar.

“Dy skuadrat kërkuan ta fitonin ndeshjen, por duhet pranuar që Prishtina kishte raste më të pastra shënim. Portieri na mbajti në lojë, derisa në pjesën e dytë të ndeshjes arritëm të vinim në lojën tonë, me ç’rast krijuam dhe më pas barazum rezultatin përmes penaltisë. Një ndeshje në përgjithësi e mirë nga futbollistët, me ç’rast dua që t’i përgëzoj dhe t’i uroj për këtë paraqitje”, – u shpreh Ardian Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply