Ja kush mund ta zëvendësojë Munishin te Ballkani!

Ismet Munishi prej sot edhe zyrtarisht nuk është trajner i Ballkanit. Një gjë të tillë konfirmoi edhe vetë strategu i deritanishëm i skuadrës nga Suhareka, ndërsa tashmë mediat në Shqipëri dhe Kosovës kanë filluar të shkruajnë edhe për pasuesin e Munishit.

Sipas “Panorama Sport” të Shqipërisë, vendin e Munishit te Ballkani pritet ta zë Orges Shehi, ndërkohë kosovarja “Gazeta Olle” thotë se ekipin e Arsim Kabashit në stinorin pranveror do ta udhëheq, Bekim Isufi, një emër i njohur ky për futbollin kosovar, duke pasur parasysh se kishte dalë kampion me Dritën e Gjilanit.

Mbetet të shihet nëse vërtetë ndonjëri prej këtyre dy emrave do të ulet në bankinën e Ballkanit, apo në skenë do të dalë krejtësisht një emër i tretë.

Leave a Reply