Ak.Pandev kontakton ish portierin e Shkëndijës

Akademia Pandev stinorin vjeshtorë e mbylli në zonën e ftohtë, që don të thotë se këtë skuadër e pret një pranverë e nxehtë, shkruan “infOSport.mk”.

Kësisoj drejtuesit e skuadrës nga Strumica, me në krye legjendën e futbollit vendor, Goran Pandev, menjëherë i janë kapur punës, duke kërkuar të përforcojnë skuadrën me emra cilësorë.

Përforcimin e ekipit, Akademia Pandev me shumë gjasa do ta nis nga porta, aty ku i kanë vënë syrin ish portierit të Shkëndijës, Marko Jovanovski, që së fundi ishte pjesë e Gostivarit.

Është vetë gardiani shkupjan që për “infOSport.mk” konfirmoi kontaktet me drejtuesit e Akademia Pandev, mirëpo duke potencuar se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Po, e vërtetë është se jam në bisedime me Akademia Pandev. Parimisht kam arritur marrëveshje, mirëpo ende nuk kemi nënshkruar asgjë zyrtare, pasi ka edhe disa klube të tjera nga Maqedonia” – tha enkas për “infOSport.mk”, Marko Jovanovski, i cili pjesë e Shkëndijës ishte plotë 4 vite (2013-2017). Ai me Shkëndijën kishte regjistruar plotë 129 ndeshje, teksa në 60 ndeshje kishte arritur që të mbajë rrjetën e paprekur.

Ndryshe në LPFMV numëron plotë 219 ndeshje, duke pasur parasysh se i njëjti gjatë karrierës kishte veshur edhe fanellën e Vardarit, Rabotniçkit, Teteksit, Makedonija Gj.P dhe Pelisterit.

Leave a Reply