Pelisteri vendosi për trajnerin e ri

Pelisterin në stinorin pranveror do ta drejtojë ish futbollisti i tyre, Dimitar Kapinkovski, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit drejtoi skuadrën edhe në 5 ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtorë, e ku pa dyshim bie në sy fitorja e fundit kundër Shkëndijës në Tetovë. Përveç kësaj fitore, Pelisteri me Kapinkovskin në krye mundi edhe Bellasicën, ndërsa u mundën nga , Rabotniçki, FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P.

Kapinkovski në këtë mënyrë fitoi besimin e drejtuesve të klubit nga Manastiri, që gjithashtu ishin në bisedime edhe me disa emra të njohur në futbollin vendor, ndër ta edhe Vlatko Kostov dhe Boban Babunski.

Kujtojmë Pelisteri stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 10-të me 18 pikë, ashtu që në pranverë Kapinkovskin e pret një punë e madhe për të siguruar sa më parë mbijetesën në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply