Drita e Bogovinës arrinë marrëveshje me 4 futbollistë, mes tyre edhe ish sulmuesi i Shkëndijës

Drita e Bogovinës pasi ditë më parë njoftoi për plotë 8 largime të futbollistëve nga rradhët e saja, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me 4 emra të rinj, që pritet të ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivit, mbijetesën në Ligën e Dytë – Perëndim.

Siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, emra të rinj te Drita e Bogovinës do të jenë portieri Amir Jashar, Kushtrim Tahiri, Shpend Asani dhe Valon Zeqiri.

Tre të parët gjatë stinorit vjeshtorë ishin pjesë e Vardarit të Forinës, derisa Zeqiri te Drita vjen nga rradhët e Teteksit.

Bëhet fjalë për futbollistë me eksperiencë, me përjashtim të sulmuesit të talentuar, Tairi, i cili rrjedhë nga shkolla e Shkëndijës.

Te kjo skuadër para disa viteve luante edhe Shpend Asani, i cili gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e FC Shkupit, teksa numëron plotë 32 ndeshje dhe 5 gola të shënuar në elitën e futbollit vendor.

Ndërkohë kujtojmë se ditë më parë Drita e Bogovinës, ndërpreu bashkëpunimin me plotë 8 futbollistë, si: Osman Daci, Zirap Imeri, Sumer Hasan, Musli Lika, Jeton Shahini, Harbin Emini, Zoran Baldovaliev dhe Orhan Miftari.

Leave a Reply