Pirlo gati të transferojë yllin e Çelzit

Andrea Pirlo po sheh një mundësi të artë për të transferuar nga Çelzi, Antonio Rudigerin.

Gjermani ka disa javë që ka bërë të ditur se planifikon largimin nga skuadra londineze, shkaku që nuk do të humbasë europianin e vitit 2021 shkaku i minutave të paktë në fushë pasi këtë sezon ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje.

Milani dhe Interi gjithashtu ishin në garë për mbrojtësin 27 vjeçar, mirëpo tashmë “Biankonerët” kanë filluar edhe lëvizjet e para dhe arritja e një marrëveshje të re pritet të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

Mënyra e transferimit mendohet se do të jetë huazimi i gjermanit deri në fund të këtij sezoni dhe pastaj blerja përfundimtare e kartonit të tij.

 

Leave a Reply