Juve po mendon për sulmin!

Ditët e merkatos së janarit po afrohen dhe qysh tani është ndezuar gara në merkato se kush do të sigurojë blerjet e para.

Fernando Ljorente ka disa javë që po përflitet se mund të transferohet tek skuadra kampione e Juventusit, por tani në skenë kanë dalë edhe disa emra të rinj.

Siç raportohet nga “Corrirere dello Sport”, Leonardo Pavoletti ka mundësi që këtë janar të transferohet tek “Zonja e Vjetër” mirëpo gjithçka deri më tani mbetet vetëm një dëshirë pasi nuk ka akoma asgjë konkrete.

Ndërkohë po bëhen gati edhe dy largime nga Torino ku Federiko Bernardeski mund të largohet dhe Sami Khedira i cili po kërkohet nga ekipi i Everton, aty ku mjaft mirë po bënë trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti.

Leave a Reply