
Lajm bombastik nga Spanja, Serhio Kun Aguero pranë transferimit më të madh në karrierën e tij. Si duket aventurës së argjentinasit i ka ardhur fundi te Mançester Siti. Pas shumë sukseseve dhe titujve të fituar me skuadrën angleze, Aguero është i gatshëm për sfida të reja.
Siç raporton portali i njohur italian “Calcio Mercato”, Aguero do ta vazhdojë karrierën në Itali te Juventusi.
“Biankonerët” nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri dhe gjenden në pozitën e 6-të në Serie A, me dhjetë pikë më pak se Milani kryesues.
Agueros i skadon kontrata me Cityn në fund të sezonit dhe Paratici synon të përfitojë nga kjo mundësi.
“Zonja e Vjetër” do të tentojë transferimin e Agueros në Janar për një shifër simbolike prej 10 milionë eurove.