Çelzi e ka seriozisht, 50 mln euro për yllin “madrilen”

Çelzi do të ketë të drejtën e blerjes së futbollistëve të rinj në merkaton e janarit, kjo pasi dënimi i tyre u reduktua dhe bordi drejtues i “Bluve” të Londrës, ka marrë dritën jeshile për të levizur në merkato.

Objektivi kryesor i skuadrës londineze, mësohet të jetë spanjolli i Real Madridit, Isko, për shërbimet e të cilit Çelzi thuhet se është i gatshëm të harxhojë plotë 50 mln euro.

Emri i Iskos tashmë një kohë më të gjatë lidhet me një largim të mundshëm, ndërsa viti 2020 mund të jetë i duhuri për mesfushorin e kombëtares spanjolle, i cili te Reali i Madridit nuk është se luan rregullisht. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, javën që vjen pritet që të fillojnë bisedimet midis drejtuesve të Çelzit dhe menaxherit të Iskos.

Leave a Reply