Vjen shkëmbimi i bujshëm midis Milanit dhe Romës!

Dy skuadrat gjigande nga “Serie A”, Milani dhe Roma po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm, teksa në qendër të vëmendjes janë Edin Xheko dhe Hakan Çalhanogllu.

Ky i fundit shihet si një opcion i mirë për mesfushën “romake”, teksa Xheko për sulmin “kuqezi”, që këtë edicion po vuan shumë.

Edin Xheko me shumë gjasa do të largohet nga “Olimpiko” në sezonin e ri, teksa nuk mungon edhe interesimi nga skuadra të ndryshme europiane.

Drejtuesit e Romës janë pro një shkëmbimi të Edin Xhekos me Hakan Çalhanoglu, në rast se sulmuesi boshnjak nuk firmos me ndonjë nga skuadrat e interesuara për të.

Çalhanoglu me shumë gjasa mund të ndërrojë destinacion në janar, por dëshira e tij mbetet Bundesliga, aty edhe ku krijoi emër duke qenë pjesë e Bajer Leverkusenit.

Ky duket një shkëmbim shumë i vështirë për dy klubet, por bisedimet kanë nisur, ashtu që nëse ndodh një shkëmbim i tillë, me siguri se do të ishte një ndër shkëmbimet më të bujshme në merkaton e janarit.

Leave a Reply