Futbollisti i Arseanlit pëson një dëmtim të rëndë dhe shpërthen në lot

Talentin brazilian të Arsenalit, Gabriel Martineli e ka ndjekur fati i keq, teksa ditën e djeshme ka pësuar një dëmtim të rëndë, gjatë nxehjes para ndeshjes  në Kupë.

Teksa po kryente nxehjen me shokët e skuadrës, Martineli pëson një ndrydhje të këmbës së djathtë.

Prania e tij në ndeshje ishte e pamundur, pasi dëmtimi dukej i rëndë. Dhimbjet te 19-vjeçari ishin të mëdha, aq sa ai e kishte ta pamundur t’i mbante lotët.

Ditën e sotme do të zhvillohen ekzaminime mjekësore të reja, për të parë shkallën e dëmtimit të lojtarit.

Leave a Reply