Tirana sot edhe zyrtarisht prezanton Taulant Seferin

Është mbyllur me sukses “telenovela” Taulant Seferi te Tirana, drejtuesit e së cilës skuadër edhe përfudimisht do të prezantojnë atë mbrëmjen e sotme në ora 19:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, njofton “infOSport.mk”.

Tirana për angazhimin e sulmuesit kumanovar kishte njoftuar që ditë më parë, duke e marrë atë në formë huazimi nga ekipi i njohur zviceran i Jang Bojs, mirëpo më pas prezantimi i tij u shty për shkak se kampionëve në fuqi të Shqipërisë iu bllokua në mënyrë të befasishme merkatoja, kjo për shkak të një parregullsie në transferimin e Moctar Cisse rreth 5 vite më parë.

Mirëpo drejtuesit e Tiranës reaguan shumë shpejtë dhe në kohë rekord arritën të paguajnë dëmshpërblimin për klubin maroken të Ëydad Casablanca, e cila kishte fituar gjyqin, dhe mundën të marrin lejen e FIFA-s për hapjen e merkatos.

Kështu i pari që ju bashkohet atyre, është Taulant Seferi, njëherit edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa mbetet të shihet nëse Tiranës tashmë do i bashkohet edhe një futbollistë tjetër nga Maqedonia, Ferhan Hasani, që tashmë një kohë më të gjatë po përmendet si përforcim i bujshëm te kampionët “bardheblu”.

Ndryshe Taulant Seferi te Tirana do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa i njëjti do të jetë gati për trajnerin Nevil Dede për ndeshjen e fundjavës me Kastriotin.

Leave a Reply