Askush si ai, Granit Xhaka vendos një rekord të ri në Premierligë!

Arsenali arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e kaluar, pasi mundi me rezultatin 3:0 ekipin e Njukasëll Junajted. Të besuarit e Mikel Artetës shkëlqyen në “Emirates Stadium”, ndërsa ndër më të mirët në fushë në këtë përballje pa dyshim se ishte futbollisti shqiptarë, Granit Xhaka.

Mesfushori me origjinë nga Kosova thjeshtë bënte çfarë donte në fushë, aq sa vendosi dhe një rekord të ri për këtë sezon në Premierligën angleze.

28-vjeçari arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët, gjë të cilën nuk e ka bërë askush sezonin aktual.

Duhet theksuar se Xhaka është rikthyer sërish në formën e tij më të mirë dhe është tashmë një titullar fiks në formacionin e “Topçinjve”. Këtë sezon ai ka luajtur në 15 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

Leave a Reply