Ak.Pandev barazoi kundër skuadrës kosovare të Arbërisë, shënon ish futbollisti i Shkëndijës

Akademia Pandev ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën turke, aty ku është transferuar tashmë disa ditë, për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve në prag të pjesës së dytë të kampionatit elitar në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës nga Strumica ishte skuadra kosovare e Arbërisë, që këtë edicion debutoi në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Golin për ekipin e Akademia Pandev, që në gjysëmsezonin pranveror do të udhëhiqet nga Akeksandar Vasoski, e realizoi ish-futbollisti i Shkëndijes Marjan Radeski, ndërsa për ekipin kosovar nga Lipjani, realizoi sulmuesi i ardhur nga Feronikeli, Marclei Santos.

Për të dyja skuadrat ishte kjo ndeshja e parë në Antalia të Turqisë, derisa Akademia Pandev me 28 janar do të përballet me ukrainasit e Lviv. Kundërshtarë ukrainas edhe për Arbërinë, që me 26 janar do të luaj kundër ekipit të FC Minaj. (infOSport.mk)

Leave a Reply