Hasan Ozer edhe zyrtarisht firmos me FC Shkupin, zbulon edhe ndihmësit e tij!

Strategu turk, Hasan Ozer tashmë disa javë është emëruar në postin e trajnerit te FC Shkupi, ndërsa i njëjti sot ka vënë të zezën mbi të bardhë në praninë e Drejtorit sportiv të skuadrës shkupjane, duke u konfirmuar në këtë mënyrë si trajner i “bardhekaltërve” nga Çairi në periudhën në vijim, njofton “infOSport.mk”.

Ozer gjatë karrierës së tij si kryetrajner, ka drejtuar vetëm ekipin boshnjak të Çelik nga Zenica, edhe atë në vetëm 6 ndeshje.

Ndryshe së fundmi ai kishte luajtur rolin e asistentit te Jeni Malatyaspor, ndërsa këtë post e kishte ushtruar edhe te skuadrat, si: Manisaspor, Gaziantepspor, Bursaspor, Rizespor dhe Kajzerispor.

Edhe pse i njëjti ishte paralajmëruar se me 8 janar do të prezantohej në Shkup, një gjë e tillë po ndodh vetëm tani, kur tashmë plotë dy javë Hasan Ozer ka punuar me ekipin e tij të ri në Antalia të Turqisë, ku skuadra “bardhekaltër” po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror.

Gjithashtu është plotësuar edhe stafi i tij me dy trajner, atë të portierëve dhe trajnerin kondicional.

Trajner i portierëve do të jetë Metin Akçevre, një emër i njohur në futbollin turk, i cili pas vetes ka 3 tituj kampipon dhe një kupë të fituar. Ndër klubet më të famshme ai ka qenë portier i Beshiktashit, Gaziantepsor, Genclerbiligi etj, ndërsa rolin e trajnerit kondicional te FC Shkupit, do ta luaj Harun Özcan Çakmak. (infOSport.mk)

Leave a Reply