Shkëmbim spektakolar midis Romës dhe Barcelonës!

Samuel Umtiti është njëri nga futbollistët që me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona. Mbrojtësi francez ka zhgënjyer me paraqitjet e tij këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e drejtuesve “katalunas”.

Sipas portalit të njohur spanjoll “Don Balon, Barcelona po planifikon një shkëmbim spektakolar me Romën, duke dërguar në “Olimpiko” Umtitin, ndërsa në drejtim të kundërt do të shkonte Mancini.

Mancini po shkëlqen te Roma këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Përveç Umtitit, Barcelona do të duhet të ofrojë edhe një shumë parash për të joshur Romën që ta pranojë ofertën.

Leave a Reply