Arijan Ademi shënon për Dinamo Zagrebin (VIDEO)

Arijan Ademi ka qenë njëri ndër protagonistët në fitoren e Dinamo Zagrebit ndaj Slaven Belupo, duke e ndihmuar skuadrën e tij për të siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, njofton “infOSport.mk”.

Ademi realizoi golin e dytë (78’) në fitoren 2:0 të Dinamo Zagreb, për të cilën skuadër golin e parë kundër Slaven Belupo e shënoi Petkoviç në minutën e 70-të nga penaltia.

Pjesë e kësaj fitore të Dinamo Zagrebit ishte edhe kosovari, Lirim Kastrati që luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërkohë Ademi në minutën e 81-të ishte zëvendësuar nga Franjiç.

Përveç Dinamo Zagrebit një vend për në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë gjatë ditës së sotme siguroi edhe Rijeka, që si mysafir mundi Osijekun, ndërkohë dy ndeshjet tjera çerekfinale në program janë me datat 16 dhe 17 mars.

Gorica do të përballet me Hajdukun në ndeshjen e parë, ndërkohë në ndeshjen e fundit të ¼ së finales, Oriolik do të luaj kundër Istra 1961. (infOSport.mk)

Leave a Reply