Atl. Bilbao eliminojë  Levanten e Bardhit, në finale do përballet me Barcelonën (VIDEO)

Atletik Bilbao ka eliminuar Levanten e Enis Bardhit në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, duke u kualifikuar për në finalen e madhe, aty ku e pret përballja me gjigandët e Barcelonës, njofton “infOSport.mk”.

Edhe kjo ndeshje, njëjtë sikurse ajo midis Barcelonës dhe Seviljës të mërkurën, u zhvillua për 120 minuta lojë, kjo për shkak rezultatit identik.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në “San Mamesh”, Levante dhe Atl.Bilbao përsëritën të njëjtin rezultat edhe sonte në Valencia, me ç’rast fituesi u vendos vetëm në kohën shtesë prej 30 minutash, aty ku më me fat ishin futbollistët bask.

Ndryshe Levante avansoi e para në këtë ndeshje, falë golit të shënuar nga Roxher në minutën e 17-të, ndërkohë Raul Garsia në minutën e 30-të nga pika e bardhë barazoi shifrat.

Golin e artë për Atl.Bilbaon në këtë transfertë e realizoi Aleks Berenger në minutën e 112-të.

Enis Bardhi në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo duke pasur parasysh se shkupjani u rikthye nga një lëndim, nuk ishte se mund të bënte diferencën në fushë, edhe pse bëri një lojë solide, duke gëzuar në këtë mënyrë trajnerin Pako Lopez, se do mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjet e rradhës në La Liga.

Kujtojmë kundërshtarë i rradhës i Levantes në kampionat do të jetë Real Sociedadi. (infOSport.mk)

Leave a Reply