Poshtërim historik i Liverpullit në “Enfilld” përballë Çelzit (VIDEO)

Çelzi ka vazhduar me paraqitjet e shkëlqyeshme nën drejtimin e Tomas Tuhel, teksa mbrëmë mundi kampionët e Liverpullit me rezultatin minimal 1:0 në “Enfilld Roud”, duke u ngjitur në këtë mënyrë në mesin e TOP4 skuadrave më të mira në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë Çelzi i shkaktoi një poshtërim historik Liverpullit të Jurgen Klop, skuadër kjo që për herë të parë në histori ka pësuar 5 disfata të njëpasnjëshmë në ndeshje zyrtare në “Enfilld Roud”.

Pas kësaj disfate, Liverpulli tashmë pozicionohet në vendin e 7-të me 43 pikë, plotë 22 pikë më pak se Mançester Siti i vendit të parë.

Për më tepër vlen të theksohet se Liverpulli i pafuqishëm, goditjen e parë direkte brenda kuadrantit në ndeshjen kundër Çelzit e kishte bërë në minutën e 85-të.

Në anën tjetër fitore më se e merituar e Çelzit, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Mason Mount 3 minuta para fundit të pjesës së parë.

Falë kësaj fitore, Çelzi i Tomas Tuhel me 47 pikë të tubuara në 27 javë kampionat, renditet në pozitën e katërt. (infOSport.mk)

Leave a Reply