Emir Sahiti shënon dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Emir Sahiti, i cili në të kaluarën ka laujtur me Rabotniçkin në futbollin tonë vendor, ka shënuar një gol mjaft të bukur në elitën e futbollit kroat në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të, që skuadra e tij, Shibeniku e zhvilloi si mysafir kundër Istra 1961, njofton “infOSport.mk”.

Një pasim i bukur nga Rak në minutën e 44-të dhe Sahiti futet midis dy lojtarëve për të mposhtur më pas portierin me një goditje të bukur.

Pas shënimit të golit, talenti shqiptarë, i cili ka luajtur edhe me shpresat e Shqipërisë, festoi duke bërë me duar shqiponjën.

Ky është goli 7 sezonal për Sahitin i cili është në huazim nga skuadra e Hajdukut të Splitit.

Edhe përkundër golit të Sahitit dhe epërsisë që kishte Shibeniku gjatë pjesës së parë (0:1), në fund kjo skuadër u mund nga Istra me shifrat 3:2. Mirëpo pavarësisht kësaj fitoreje, Istra 1961 mbetet në pozitën e fundit në elitën e futbollit kroat, me 17 pikë, ndërkohë Shibeniku me 26 pikë renditet në pozitën e 6-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply