Siti i rikthehet fitores dhe goleadës (VIDEO)

Mançester Siti është rikthyer tek fitorja, pasi sonte në “Etihad Stadium” mundi Sauthemptonin me rezultatin 5:2, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola në këtë mënyrë dëshmuan se disfata e fundit kundër Mançester Junajtedit, skuadër kjo që iu ndërpreu serinë prej 21 fitoreve, nuk nidkoi shumë negativisht,  megjthëse në fillim të takimit bënë disa gabime në mbrojtje.

Kevin de Brujne (15′, 59′) dhe Rijad Mahrez (40′, 55′) shënuan nga dy gola, ndërsa Ilkaj Gjundogan (45′) shtoi edhe një tjetër gol në “manitan” e Sititt, skuadër kjo që tashmë numëron 14 pikë më shumë se ndjekësi më ië afërt në Premierligë, Mançester Junajtedit.

Xhejms Uord-Praus (25’ pen.) dhe Çe Adams (56’) shënuan golat për Sautemptonin, skuadër kjo që zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply