KFF Shkëndija dhe AS Junajted kualifikohen në çerekfinale të Kupës (VIDEO)

Në mesjavë në futbollin vendor  në program ishin ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në konkurrencë të femrave, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Shkëndijës në derbin lokal të Tetovës mundi skuadrën e Ljubotenit me rezultatin 4:2. Ikmete Limani hapi serinë e golave në këtë ndeshje, derisa golat tjerë për Shkëndijën i realizuan edhe Medina Emini, Enxhi Sherifi dhe Hava Mustafa, e cila thjeshtë ishte e pandalshme për kundërshtaret e saja, kur me një super gol ju dha fund shpresave të Ljubotenit se mund të bëjnë diç më tepër në këtë ndeshje.

Një fitore të thellë në këtë fazë të garave realizoi edhe skuadra strugane e AS Junajted, që në terren vendas mundi Borecin me shifrat 5:1. Yllza Maksuti shënoi dy gola në këtë përballje për ekipin që udhëhiqet nga Astrit Merko, ndërsa nga një gol realizuan edhe Arlinda Adili, Aleksandra Rubanoska dhe Teodora Dallçeska.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire nga Velesi, e realizoi Elma Shemsoviq.

Një vend për në çerekfinale, siguroi edhe KFF Tiverija, që me rezultatin e thellë 10:0 mundi KFF Koçanin, KFF Sasa nga Kamenica që mundi KFF Shkupin me rezultatin 7:1, ndërsa një tjetër skuadër shqiptare që u eliminua nga kjo garë, është edhe KFF Reçica, që u mund nga ekipi i Top Gol.

Një vend për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në konkurrencë të femrave siguruan edhe KFF Despina dhe KFF Atletiko, që eliminuan KFF Skopje, gjegjësisht KFF Plaçkovica. (infOSport.mk)

Leave a Reply