Dashmir Elezi i Shkëndijës shënon golin e vetëm për Maqedoninë U19

Maqedonia U19 edhe në ndeshjen e dytë miqësore ka pësuar disfatë përballë Bosnje e Hercegovinës, ndërsa sërish për “verdhekuqtë” firmën e golit e mban një shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, Maqedonia U19 edhe të enjten pësoi disfatë 2:1, teksa golin e vetëm për ekipin e trajnerit Vlatko Grozdanovski, e realizoi talenti i Shkëndijës së Tetovës, Dashmir Elezi.

Ky i fundit në minutën e 36-të arriti që të shënojë në rrjetën e boshnjakëve për barazim të rezultatit në 1:1, pasi vetëm dy minuta më  herët për Bosnje e Hercegovinën kishte shënuar Salih Viteshkiq.

Golin e fitores për Bosnje e Hercegovinën e realizoi Xhenit Hajdareviq në minutën e 79-të. Kështu Maqedonia U19 rikthehet nga Bosnje e Hercegovina me dy disfata identike (2:1), duke rikujtuar se në ndeshjen e parë për “verdhekuqtë” kishte shënuar futbollisti i FC Shkupit, Samet Rexhepi. (infOSport.mk)

Formacioni i Maqedonisë U19
Kire Nakov (Stefan Tasev 61’), Ljupçe Kudev (Besar Guxhufi 72’), Andrej Stojçevski (Martin Talakov 80’), Behar Feta (Mihal Talevski 80’) Oktaj Rakipi (Hristijan Georgievski 80’), Dashmir Elezi (Filip Gjorgoski 75’), Emir Saitovski (Abdullah Hasani 72’), Gordijan Hristovski, Vane Krstevski (Berat Kalkan 75’). Hristijan Josifovski (Gregori Davkov 61’), Blend Zeqiri.

Leave a Reply